Nënshkrimi elektronik, konform kornizës ligjore në fuqi në Kosovë, definohet si “të dhënat në formën elektronike, të cilat u bashkëngjiten ose shoqërojnë logjikisht mesazhin e të dhënave, dhe që mund të përdoren për të identifikuar nënshkruesin në lidhje me mesazhin e të dhënave”. Pra, ngjashëm sikurse në formën me laps dhe letër, duke vendosur emrin apo nënshkrimin mbi mesazhin apo tekstin në letër, kështu duke shprehur pajtimin dhe identitetin e nënshkruesit ndaj tekstit në letër. Por, tani kjo lidhje e identitet të nënshkruesit me mesazhin (tekstin) është e sigurt ndaj keqpërdorimeve. RKS Trust mbështet nënshkrimin e avancuar elektronik, konform kërkesave të eIDAS Rregullores 910/2014 të BE-së, ashtu që nënshkrimi elektronik:

  • Është i lidhur vetëm me nënshkruesin.

  • Mundëson identifikimin e qartë të nënshkruesit.

  • Përdorë të dhënat për krijimin e nënshkrimit të cilat janë në kontroll të vetëm të nënshkruesit.

  • Është i lidhur me të dhënat që nënshkruan në atë mënyrë që çdo ndryshim i mëvonshëm në to është i detektueshëm.

Nënshkrimi elektronik është i rëndësishëm për qytetarin për shkakun sepse i mundëson kryerjen e shumë shërbimeve si: aplikimet, kërkesat, pagesat etj. Përmes internetit në institucione të ndryshme, kështu duke i kursyer kohë dhe para. Me nënshkrimin elektronik më nuk keni nevojë të shtypni formularin e qeverisë komunës apo të ndonjë organizate tjetër e ta nënshkruani me laps dhe ta dorëzoni personalisht tek personi zyrtar për ta konfirmuar praninë dhe identitetin tuaj. E gjithë kjo procedurë me nënshkrimin elektronik kryhet përmes internetit, pa lëvizur fare nga shtëpia.

9.99 €/viti 0.00 €/viti i parë për "early birds"

Autentikimi i sigurt dhe i besueshëm paraqet një nga shtyllat më të rëndësishme të ndërveprimit në Internet. Qytetari, ofruesi i shërbimit (qeveria, komuna, institucioni), pajisja apo edhe programi softuerik para se të shkëmbejnë informatat, ata duhet të jenë të sigurt se po komunikojnë me palën e vërtet dhe autentike. Pra, procesi i autentikimit mund të përmblidhet si: A je ti ai apo ajo që po thua se je? Certifikata digjitale e lëshuar nga një autoritet i besuar (Trusted Service Provider), siç është RKS Trust, e mundëson këtë besueshmëri për palët komunikuese.

Certifikata digjitale e lëshuar nga një autoritet i besuar (Trusted Service Provider), siç është RKS Trust i siguron të gjitha palët për autenticitetin e pjesëmarrësve në komunikim. Kështu qytetari është i sigurt se është duke komunikuar (aplikuar) me ueb faqen autentike të qeverisë, komunës apo institucionit dhe jo me një ueb faqe falso, që në pamje të jashtme mund të duket gati e njëjtë më ueb faqen autentike. Por, edhe në të njëjtën kohë e siguron edhe qeverinë, komunën ose institucionin se personi që po bën kërkesën është qytetar legjitim (me emër, mbiemër dhe numër personal). Certifikata digjitale e përdorur në Internet e konfirmon që ju jeni ai/ajo që po thoni që jeni, dhe kështu çdo aplikacion ose server që i beson RKS Trust do të ju beson edhe juve. Për më shumë kjo e zvogëlon nevojën për llogari të reja në platforma të ndryshme në Internet – sepse identiteti juaj është verifikuar dhe besuar nga RKS Trust.

9.99 €/viti 0.00 €/viti i parë për "early birds"

DUO

DUO përmban dy certifikata – një për nënshkrim elektronik dhe një për autentikim të domosdoshme edhe për të krijuar nënshkrimin elektronik edhe për të konfirmuar identitetin e qytetarit, konform kornizës ligjore në fuqi në Kosovë si dhe eIDAS Rregullores 910/2014 të BE-së për të gjitha veprimit në Internet.

  • Është i lidhur vetëm me nënshkruesin.

  • Mundëson identifikimin e qartë të nënshkruesit.

  • Përdorur të dhënat për krijimin e nënshkrimit të cilat janë në kontroll të vetëm të nënshkruesit.

  • Është i lidhur me të dhënat që nënshkruan në atë mënyrë që çdo ndryshim i mëvonshëm në to është i detektueshëm.

Nënshkrimi elektronik është i rëndësishëm për qytetarin për shkakun sepse i mundëson kryerjen e shumë shërbimeve si: aplikimet, kërkesat, pagesat etj. përmes Internetit në institucione të ndryshme, kështu duke i kursyer kohë dhe para. Me nënshkrimin elektronik më nuk keni nevojë të shtypni formularin e qeverisë, komunës apo të ndonjë organizate tjetër e ta nënshkruani me laps dhe ta dorëzoni personalisht tek personi zyrtar për ta konfirmuar praninë dhe identitetin tuaj. E gjithë kjo procedurë me nënshkrimin elektronik kryhet përmes Internetit, pa lëvizur fare nga shtëpia.

Autentikimi i sigurt dhe i besueshëm paraqet një nga shtyllat më të rëndësishme të ndërveprimit në Internet. Qytetari, ofruesi i shërbimit (qeveria, komuna, institucioni), pajisja apo edhe programi softuerik para se të shkëmbejnë informatat, ata duhet të jenë të sigurt se po komunikojnë me palën e vërtet dhe autentike. Pra, procesi i autentikimit mund të përmblidhet si: A je ti ai apo ajo që po thua se je? Certifikata digjitale e lëshuar nga një autoritet i besuar (Trusted Service Provider).

DUO

14.99 €/viti 0.00 €/viti i parë për "early birds"