Certifikata për autentikim të ueb faqes nënkupton vërtetimin elektronik, nëpërmjet të cilit bëhet i mundur autentikimi i një faqeje në Internet dhe lidhja e saj me personin fizik apo juridik, të cilit i është lëshuar kjo certifikatë. Kjo certifikatë e rrit besueshmërinë e ueb faqes ndaj klientëve dhe publikut. RKS Trust mbështet certifikatat për autentikim të ueb faqes, konform kërkesave të eIDAS Rregullores 910/2014 të BE-së.
Certifikata për autentikim të ueb faqes e dallon faqen tuaj si të besueshme dhe legjitime. Qytetarët dhe klientët do të jenë të sigurt se janë duke marrë shërbime nga ueb faqja legjitime dhe jo një ueb faqe falso në Internet.
Vula elektronike nënkupton të dhënat në formë elektronike, të cilat janë të bashkëngjitur ose të lidhura logjikisht me të dhëna e tjera në formë elektronike për të siguruar origjinën dhe integritetin e këtyre të dhënave, ashtu siç nënkupton vula klasike duke siguruar autenticitetin dhe integritetin e dokumentit zyrtar. Por, tani kjo lidhje e krijuesit të vulës dhe tekstit (të dhënave) të vulosura është e sigurt ndaj keqpërdorimeve. RKS Trust mbështet vulën e avancuar elektronike, konform kërkesave të eIDAS Rregullores 910/2014 të BE-së, ashtu që vula e avancuar elektronike:
Është e lidhur në mënyrë unike me krijuesin e vulës.
Identifikon krijuesin e vulës.
Krijohet duke përdorur të dhënat e krijimit të vulës elektronike, të cilat përdoren vetëm nga krijuesi i vulës.
Është i lidhur me të dhënat që nënshkruan, në atë mënyrë që çdo ndryshim i mëvonshëm në to është i detektueshëm.
Qytetarët apo klientët nuk kanë më nevojë të presin në rend për të marrë një dokument të vulosur.
Nënshkrimi elektronik është i rëndësishëm për qytetarin për shkakun sepse i mundëson kryerjen e shumë shërbimeve si: aplikimet, kërkesat, pagesat etj. Përmes Internetit në institucione të ndryshme, kështu duke i kursyer kohë dhe para. Me nënshkrimin elektronik më nuk keni nevojë të shtypni formularin e qeverisë, komunës apo të ndonjë organizate tjetër e ta nënshkruani me laps dhe ta dorëzoni personalisht tek personi zyrtar për ta konfirmuar praninë dhe identitetin tuaj. E gjithë kjo procedurë me nënshkrimin elektronik kryhet përmes Internetit, pa lëvizur fare nga shtëpia.