Për të kuptuar sesi mund të arrini deri te lëshimi i identitetit tuaj online, ndiqni manualin në vijim, i cili do të shpjegojë të gjitha proceset në lidhje me këto certifikata.
• Aplikimin për certifikata ;
• Shkarkimin e certifikatave
• Instalimi i certifikatave në kompjuter, dhe
• Përdorimi i certifikatave.
Për ta bërë kërkesën për certifikata digjitale, duhet ta hapni platformën e RKS TRUST-it në linkun: https://rks-trust.com/, si në Figurën 1.1.:

Fig .1.1: Faqja fillestare e platformës RKS TRUST.
Në ballinë të ueb faqes gjeni figurën 1.2., në të cilën shfaqen llojet e certifikatave për qytetarë.

Fig.1.2. Menytë për përzgjedhjen e aplikimit për llojet e certifikatave
Kërkesën për certifikatë digjitale për autentikim dhe nënshkrim elektronik DUO mund ta bëni në dy mënyra: përmes ballinës në pjesën e djathtë të saj (shih figurën 1.3.) apo edhe përmes rubrikës “PËR QYTETARË” (shih figurën 1.4.).

Fig.1.3: Aplikimi për DUO-Nënshkrim elektronik dhe autentikim

Fig. 1.4: Përzgjedhja e menysë “PËR QYTETARË”.
Për ta bërë kërkesën, shtypni butonin “Apliko”. Pas saj, do t’ju hapet një dritare e cila do t’ju kërkojë disa të dhëna personale me qëllim të krijimit të profilit tuaj, por edhe certifikatës digjitale, si në figurën 1.5.

Fig. 1.5: Futja e te dhënave personale”

Fig. 1.6: Plotësimi i të dhënave të nevojshme për krijimin e certifikatës.
Në figurën 1.6. e keni një shembull tipik të plotësimit të fushave. Pasi t’i mbushni ato, shtypni butonin “vazhdo”! Për të vazhduar tutje, ju duhet të verifikoni këto të dhëna që sapo i shënuat, përmes ngarkimit të fotografisë së letërnjoftimit tuaj të fotografuar në të dy anët e tij dhe fotografisë tuaj bashkë me letërnjoftimin, si në shembullin e shfaqur në figurën 1.7.

Duke klikuar mbi kontrollat e caktuara do t’ju kërkohet të ngarkoni foto apo imazhet tuaja dhe dokumentit tuaj.

Fig. 1.7: Ngarkimi i imazheve të letërnjoftimit tuaj dhe portretit tuaj.
Imazhet tuaja mund t’i ngarkoni nga kompjuteri juaj personal, si në figurën 1.8.

FFig. 1.8: Ngarkimi i imazheve nga PC-ja juaj.
Pas ngarkimit të fotografive, nëse shfaqet simboli i konfirmimit me ngjyrë të gjelbër atëherë mund të vazhdoni tutje me butonin “Vazhdo”, si në figurën 1.9.

Fig. 1.9: Ngarkimi i imazheve dhe bashkëngjitja e tyre në aplikacion.
Tutje do të hapet dritarja e paraqitur në figurën 1.10. Hapi i fundit është verifikimi i aplikimit tuaj, të cilin duhet ta bëni përmes linkut që do t’ju dërgohet në email adresën tuaj nga RKS TRUST.

Fig, 1.10: Dërgimi i të dhënave dhe pranimi i mesazhit për konfirmim të aplikimit përmes email adresës.

Fig. 1.12: Konfirmimi i email adresës.
Këtu përfundon procesi i aplikimit për certifikata digjitale për autentikim dhe nënshkrim elektronik. Ne do të shqyrtojmë kërkesën tuaj dhe në afat të caktuar do ta krijojmë certifikatën tuaj.
2.1 Pranimi i certifikatave digjitale për autentikim dhe nënshkrim elektronik
Pas procesit të aplikimit, në emailin tuaj do të pranoni një njoftim nga RKS TRUST për shkarkimin e certifikatave, si në figurën 2.1. Adresën e dhënë në email duhet ta kopjoni dhe ta vendosni në një browser të ri, si në figurën 2.2. Pasi të hyni në faqen e re, klikoni në linkun “Shtypni këtu për të shkarkuar arkivin me certifikata/t”.

Fig. 2.1: Email-i i pranuar me linkun për shkarkim të certifikatave.

Fig. 2.2: Linku për shkarkim të certifikatave
Pasi të klikoni linkun do të hapet një dritare e re, si në figurën tjetër 2.3. në të cilin do t’ju kërkohet ta jepni një fjalëkalim (pasword) dhe konfirmoni atë fjalëkalim. Përmes tij do të mbrohen të dhënat tuaja të ndjeshme të certifikatave.
Vëmendje: Mbani mend këtë fjalëkalim sepse do t’ju duhet gjatë procesit të instalimit të certifikatave në kompjuterin tuaj personal.

Fig.2.3: Futja e fjalëkalimit (paswordit) për mbrojtje të çelësit privat
Pasi ta shtypni butonin “Vazhdo”, dokumenti me certifikata do të fillojë të shkarkohet në folderin ku ruhen shkarkimet (downloads) në kompjuterin tuaj, si në figurën 2.4.

Fig.2.4: Shkarkimi i certifikatave
Në figurën 2.5. shihet dokumenti i kompresuar me ZIP të cilin e keni shkarkuar dhe i cili përmban dy dokumente tjera të emëruara “p12 file”. Në këto dokumente gjenden certifikatat së bashku me çelësat privat dhe zinxhirin e certifikatave të autoritetit certifikues (CA), në këtë rast RKS TRUST.

Fig. 2.5: Certifikatat e shkarkuara në dosjen e shkarkimeve si ZIP file.
2.2. Instalimi i certifikatave digjitale për autentikim dhe nënshkrim elektronik
Tutje duhet të vazhdoni me procesin e instalimit të certifikatës. Pasi ta keni pranuar dokumentin ZIP, nxjerrni (extract) atë si në figurën 2.6.


Fig. 2.6: Extraktimi i certifikatave nga dokumenti Zip.
Emërtimi i certifikatave të shfaqura tregon atë se çka përmban dokumenti. Shkronja e fundit e emërtimit “I” (Identification) nënkupton autentikimin dhe “S” (Signature) nënshkrimin elektronik. Pasi të klikoni dy herë në njërin nga dokumentet, atëherë do të fillojë instalimi i certifikatës në kompjuterin tuaj personal, si në figurën 2.7.

Fig. 2.7: Fillimi i instalimit të certifikatës në PC.
Siç tregohet në figurën 2.8., certifikata fillon të importohet në kompjuterin tuaj. Mos ndryshoni asgjë, vetëm klikoni mbi butonin “Next”!

Fig. 2.8: Vazhdimi i importimit të certifikatës.
Fjalëkalimin që ju sugjeruam ta mbani në mend gjatë shkarkimit të certifikatave, duhet ta vendosni në dritaren e radhës, si në figurën 2.9. Pasi ta shkruani atë, shtypni butonin “Next”.

Fig. 2.9: Futja e fjalëkalimit (paswordit) gjatë importimit të certifikatës.

Fig. 2.10: Vazhdimi i importimit të certifikatës.
Vazhdoni tutje duke shtypur butonin “Next”. Të njëjtën procedurë përsëritni për dokumentin tjetër për ta përfunduar instalimin e certifikatave në kompjuterin tuaj personal!
Në dritaren e kërkimit që shihet në figurën 3.1 duhet ta kërkoni këtë vegël “mmc” dhe më pas do t’ju shfaqet dritarja si në figurën 3.2.

Fig.3.1: Kërkimi i komandës MMC

Fig. 3.2: Hapja e veglave në komandën MMC.
Pasi të hapet menyja “File”, përzgjidhni nën menynë “Add/Remove snap-in...” dhe më pas do t’ju hapet dritarja si në figurën 3.3. Në dritaren e shfaqur përzgjidhni “Certificates” në listën e shfaqur nga ana e majtë dhe duke shtypni butonin “OK”. Pas kësaj do të hapet një dritare tjetër në të cilën do t’ju kërkohet të përzgjidhni se cilat certifikata dëshironi t’i menaxhoni. Në mënyrë automatike do të përzgjidhet menaxhimi i certifikatës së profilit tuaj, si në figurën 3.4. Pa ndryshuar asgjë, vazhdoni tutje duke shtypur butonin “finish”, siç është paraqitur në figurën 3.5.

Fig. 3.3: Përzgjedhja e asaj se çka dëshirojmë të menaxhojmë me MMC.

Fig. 3.4: Përzgjedhja e certifikatave të profilit apo PC-së tuaj për menaxhim.

Fig. 3.5. Përfundimi i procesit të përzgjedhjes.
Siç shihet në figurën 3.6. snap-in i përzgjedhur mundëson menaxhimin e certifikatave të profilit tuaj. Për të vazhduar tutje shtypni butonin “OK”.
Dritarja e radhës e cila shfaqet në figurën 3.6., mundëson menaxhimin e certifikatave tuaja në kompjuterin personal. Po ashtu, këtu mund t’i menaxhoni certifikatat tuaja digjitale.

Fig. 3.6: Menaxhimi i certifikatave përmes veglës MMC.
4.1. Përdorimi i certifikatës digjitale për nënshkrim elektronik
Kjo certifikatë përdoret për nënshkrimin e dokumenteve të ndryshme online, si për shembull kontratave. Për ta parë sesi bëhet kontrata elektronike, po e ilustrojmë me një shembull. Së pari e hapim një dokument në Microsoft Word, pastaj e krijojmë një kontratë, si në figurën 4.1.

Fig.4.1: Krijimi i kontratës në MS Word doc.
Dokumentin e krijuar e ruajmë në formatin PDF, duke klikuar në “File”, pastaj “Save as” dhe në fund zgjedhim formatin pdf.

Fig. 4.2: Dokumenti i shndërruar në formatin PDF.
Hapi tjetër është nënshkrimi i kontratës elektronike. Nënshkrimi elektronik dhe leximi i këtij nënshkrimi në dokumentet e shndërruara në pdf file, mundësohet përmes aplikacioneve të ndryshme si adobe reader apo adobe acrobat.
Si në figurën e mëposhtme, në menynë “Tools” ndodhet vegla “Sign & Certify”, poshtë së cilës gjendet “Place Siganture”, të cilën duhet ta selektojmë për të vazhduar me procesin. Përmes kësaj vegle mund ta vendosim nënshkrimin, si në dokumentin e figurës 4.3. Me anë të miut caktojmë pozitën se ku dëshirojmë ta vendosim nënshkrimin elektronik.

Fig.4.3: Caktimi i pozitës së nënshkrimit elektronik

Fig. 4.4: Vendosja e nënshkrimit elektronik në dokument.
Tutje do të shfaqet një dritare e re, si në figurën 4.4, në të cilën shfaqen informatat tuaja të certifikatës për nënshkrim elektronik. Për të vazhduar tutje, shtypni butonin “Sign” dhe pastaj një dritare e re do t’ju kërkojë ta vendosni se ku dëshironi ta ruani dokumentin e nënshkruar dhe si dëshironi ta emërtoni atë (figura 4.5). Pasi kësaj, klikoni butonin “save” dhe vazhdoni tutje!

Fig.4.5: Ruajtja e dokumentit të nënshkruar dhe caktimi i emrit të tij.
Më pas hapet dokumenti i ruajtur, i cili, si në figurën 4.6, në të cilin shihet nënshkrimi elektronik dhe pozita se ku është vendosur ai.

Fig. 4.6: Dokumenti i sapo nënshkruar.
Për hapjen e dokumentit të ruajtur mund ta shfrytëzojmë aplikacionin “Adobe Acrobat”. Pas hapjes së tij, nëse klikojmë mbi pjesën ku është vendosur nënshkrimi, do të hapet një dritare e njëjtë me atë të figurës 4.7 dhe për të vazhduar tutje përzgjedhim butonin “signature properties” dhe më pas do të hapet një dritare e re, si në figurën 4.8.

Fig. 4.7: Validimi i nënshkrimit elektronik.

Fig. 4.8: Vegla që mundëson validimin e nënshkrimit elektronik dhe kontrollimin e tij.
Figura e posa hapur shfaq të dhënat që kanë të bëjnë me certifikatën digjitale, me të cilën e kemi bërë nënshkrimin e kontratës.
Një hap i rëndësishëm është vërtetimi i certifikatës. Nëse ju e njihni nënshkruesin e dokumentit apo certifikata digjitale është besueshme, atëherë mund ta bëni të vlefshme atë duke shtypur butonin “Validate Signature”.
4.2. Përdorimi i certifikatës digjitale për autentikim elektronik
Certifikata digjitale mund të përdoret edhe në rastet kur duam të autentikohemi në platforma, ueb aplikacione, Windows aplikacione, rrjeta, severë, PC etj. Për ta bërë më të qartë këtë, po e marrim një shembull, përmes autentikimit tonë në platformën RKS TRUST.
Në momentin që ta hapni linkun (platformën RKS TRUST) do t’ju kërkohen që nga kompjuteri juaj ta përzgjidhni certifikatën me të cilin doni të autentikoheni apo të qaseni në platformë. Pasi ta përzgjidhni certifikatën për autentikim, shtypni butonin “OK”!

Fig. 4.9: Përdorimi i certifikatës për autentikim
Nëse certifikata juaj është e regjistruar në platformën RKS TRUST si shfrytëzues, ju do të qaseni në të. Ndërsa, nëse nuk jeni të regjistruar, do t’ju shfaqet një dritare e cila ju njofton se nuk keni qasje në këtë platformë, si në figurën 4.10. Pas autentikimit, do t’ju lejohet qasja (figura 4.11.).

Fig. 4.10: Qasja e ndaluar.

Fig. 4.11: Autentikimi i konfirmuar dhe qasja e lejuar.