
NËNSHKRIMI ELEKTRONIK
Nënshkrimi elektronik është i rëndësishëm për qytetarin për shkakun sepse i mundëson kryerjen e shumë shërbimeve si: aplikimet, kërkesat, pagesat etj. përmes internetit në institucione të ndryshme, kështu duke i kursyer kohë dhe para. Me nënshkrimin elektronik më nuk keni nevojë të shtypni formularin e qeverisë, komunës apo të ndonjë organizate tjetër e ta nënshkruani me laps dhe ta dorëzoni personalisht tek personi zyrtar për ta konfirmuar praninë dhe identitetin tuaj. E gjithë kjo procedurë me nënshkrimin elektronik kryhet përmes Internetit, pa lëvizur fare nga shtëpia.
më shumëAUTENTIKIMI
Certifikata digjitale e lëshuar nga një autoritet i besuar (Trusted Service Provider), siç është RKS Trust, i siguron të gjitha palët për autenticitetin e pjesëmarrësve në komunikim. Kështu qytetari është i sigurt se është duke komunikuar (aplikuar) me ueb faqen autentike të qeverisë, komunës apo institucionit dhe jo me një ueb faqe falso, që në pamje të jashtme mund të duket gati e njëjtë më ueb faqen autentike. Por, edhe në të njëjtën kohë e siguron edhe qeverinë, komunën ose institucionin se personi që po bën kërkesën është qytetar legjitim (me emër, mbiemër dhe numër personal). Certifikata digjitale e përdorur në Internet e konfirmon që ju jeni ai/ajo që po thoni që jeni, dhe kështu çdo aplikacion ose server që i beson RKS Trust do të ju beson edhe juve. Për më shumë kjo e zvogëlon nevojën për llogari të reja në platforma të ndryshme në Internet – sepse identiteti juaj është verifikuar dhe besuar nga RKS Trust.
më shumëDUO - NËNSHKRIMI ELEKTRONIK DHE AUTENTIKIMI
DUO përmban dy certifikata – një për nënshkrim elektronik dhe një për autentikim, të domosdoshme edhe për të krijuar nënshkrimin elektronik edhe për të konfirmuar identitetin e qytetarit, konform kornizës ligjore në fuqi në Kosovë si dhe eIDAS Rregullores 910/2014 të BE-së për të gjitha veprimet në Internet. Nënshkrimi elektronik, konform kornizës ligjore në fuqi në Kosovë, definohet si “të dhënat në formën elektronike, të cilat u bashkëngjiten ose shoqërojnë logjikisht mesazhin e të dhënave, dhe që mund të përdoren për të identifikuar nënshkruesin në lidhje me mesazhin e të dhënave”. Pra, ngjashëm sikurse në formën me laps dhe letër, duke vendosur emrin apo nënshkrimin mbi mesazhin apo tekstin në letër, kështu duke shprehur pajtimin dhe identitetin e nënshkruesit ndaj tekstit në letër. Por tani kjo lidhje e identitetit të nënshkruesit me mesazhin (tekstin) është e sigurt ndaj keqpërdorimeve.
më shumëCERTIFIKATË PËR AUTENTIKIM TË UEB FAQES
Certifikata për autentikim të ueb faqes nënkupton vërtetimin elektronik, nëpërmjet të cilit bëhet i mundur autentikimi i një faqeje në Internet dhe lidhja e saj me personin fizik apo juridik, të cilit i është lëshuar kjo certifikatë. Kjo certifikatë e rrit besueshmërinë e ueb faqes ndaj klientëve dhe publikut. RKS Trust mbështet certifikatat për autentikim të ueb faqes, konform kërkesave të eIDAS Rregullores 910/2014 të BE-së.
më shumëVULA E AVANCUAR ELEKTRONIKE
Vula elektronike nënkupton të dhënat në formë elektronike, të cilat janë të bashkëngjitur ose të lidhura logjikisht me të dhënat e tjera në formë elektronike për të siguruar origjinën dhe integritetin e këtyre të dhënave, ashtu siç nënkupton vula klasike duke siguruar autenticitetin dhe integritetin e dokumentit zyrtar. Por tani kjo lidhje e krijuesit të vulës dhe tekstit (të dhënave) të vulosura është e sigurt ndaj keqpërdorimeve. RKS Trust mbështet vulën e avancuar elektronike, konform kërkesave të eIDAS Rregullores 910/2014 të BE-së.
më shumë